Kuvendi i hoqi mandatin Arben Ahmetaj, i hap rrugë arrestimit të tij
Kuvendi i hoqi mandatin Arben Ahmetaj, i hap rrugë arrestimit të tij

Kuvendi i Shqipërisë votoi “pro” heqjes së mandatit të deputetit Arben Ahmetajt, duke i hapur rrugë arrestimit të ish. zv. kryeministrit. 120 deputetë ishin prezent, 117 votuan pro, asnjë kundër dhe tre abstenuan. Opozita i bëri thirrje Ahmetajt të bashkëpunojnë me drejtësinë.
“Të gjithë ato ministra që janë në burg duhet t’i lirojnë Ramës qelinë….18:16 Nëse Rama nuk do ishte i përfshirë në këtë aferë do të kishte urdhëruar gjetjen e Ahmetajt. Lajmëtari i Ahmetajt dhe personi që i mundësoi Ahmetajt të dalë jashtë. Prandaj secili prej nesh duhet t’i kërkojë Ramës të dorëzojë para drejtësisë Ahmetaj. Ai duhet të kthejë paratë në buxhetin e shtetit dhe të vuajë dënimin”, deklaroi Gazmend Bardhi, Partia Demokratike.
“Ne nuk jemi gjykatë dhe prokurorë, nuk mund të japim mendime personale. Kemi një raport të SPAK që duhet të ndeshet në Gjykatë me kolegun tonë dhe është ajo që jep vendimin. Deri në atë kohë të gjithë duhet të njohim prezumimin e pafajësisë. Bardhi përmendi shumë emra, shumë kolegë dhe përmendi kryeministrin, emri i të cilit nuk rezulton askund në raportin e SPAK”, thaAr ben Pëllumbi, Partia Socialiste.
Ish-zv.kryeministri Ahmetaj është larguar nga Shqipëria para se Kuvendi të shqyrtonte kërkesën e Prokurorisë Speciale për arrestimin e tij. Këtë e konfirmuan avokatët e Ahmetajt, të cilët thanë se është larguar për arsye personale. Prokuroria Speciale e Shqipërisë deklaron se ka mbledhur prova që tregojnë se ish-ministri i Financave në gjashtë raste ka kryer korrupsion. Arben Ahmetaj dyshohet nga SPAK për veprime të dyshimta për të tre inceneratorët. Akuza tjetër lidhet me fshehjen e pasurisë dhe hetimi bazohet në sekuestrimin preventiv ndaj dy vilave, njëra në Palasë dhe tjetra në Hamallaj.
Pas votimit të Kuvendin e Shqipërisë, Ahmetaj përmes një postimi në facebook ka akuzuar për proces të montuar ndaj tij. Ish-zv. Kryeministri i Shqipërisë thekson se ai nuk ka asnjë lidhje me procedurat e inceneratorëve, por shton se që pas largimit të tij nga postet politike në parti një vit më parë është hetuar e gjithë jeta e tij 25-vjeçare në politikë, nga persona që e duan “të vdekur”. Deklaratën e tij Ahmetaj e mbyll me një kërcënim, ku thotë se vetëm Zoti e di të vërtetën që ai do të nxjerrë në ditët në vijim. /Alsat.mk