Kuvendi shkarkoi nga detyra ministrat e Alternativës

Kuvendi shkarkoi nga detyra ministrat e Alternativës

Me 65 vota “për” në Kuvend është shkarkuar nga pozita e ministrit të Shëndetësisë, Bekim Sali. Gjithsej votuan 65 deputetë, ndërkaq me 64 vota “për” dhe një “kundër” është shkarkuar edhe ministri për Administratë dhe Shoqëri Informatike, Admirim Aliti.

Gjithashtu në seancën e sotme, me 64 vota “për”, një “kundër”, u shkarkua edhe ministri pa resor, i ngarkuar për Diasporën, Xhemail Çupi.

Deputetët e nisën debatin për pikën e dytë, për zgjedhjen e ministrave të rinj të propozuar nga Qeveria.  Krenar Loga për Drejtësi, Fatmir Mexhiti për Shëndetësi, Azir Aliu për Shoqëri Informatike dhe Administratë dhe Kaja Shukova, Ministër për Mjedis Jetësor.

“Për zgjedhjen e anëtarëve të Qeverisë diskutimi është i përbashkët, kurse votimi është individual”, tha kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Në seancën e 104-tëduhet të shkakrohen edhe zëvendësministrat e Mbrojtjes, Bujqësisë dhe Arsimit dhe Shkencës, Bashkim Hasani, Abdulshukur Abedini dhe Lulzim Aliu dhe të zgjidhen zëvendësministrat e tyre.

Në fillim të seancës që filloi më 13 shkurt, u konfirmuan dorëheqjet e ministrave të drejtësisë Nikolla Tupançevski dhe të Mjedisit Jetësor Naser Nuredini, si dhe të zëvendësministrave të Shëndetësisë Vladimir Rendevski dhe të Drejtësisë Agim Nuhiu.

LEXO EDHE:

Back to top button