Ky çaj i pazakontë mund të zvogëlojë rrezikun e diabetit, presionit të lartë të gjakut dhe obezitetit

Shumë njerëz dinë për përfitimet shëndetësore të vajit të ullirit, por pak dihet se gjethet e ullirit, të përdorura tradicionalisht në rajonet e Mesdheut për të trajtuar ethet dhe për të larguar mushkonjat, mund të kenë gjithashtu përfitime të rëndësishme shëndetësore.

Çaji i gjetheve të ullirit mund të ndihmojë në luftimin e obezitetit, diabetit, presionit të lartë të gjakut dhe sëmundjeve të zemrës.

Sipas Evangeline Manzioris , drejtoreshë e Departamentit të Ushqyerjes dhe Shkencës së Ushqimit në Universitetin e Australisë Jugore, gjethet e ullirit përmbajnë nivele të larta të antioksidantit oleuropein. Megjithëse oleuropeina dhe antioksidantë të tjerë, si hidroksitirozoli, luteolina dhe apigenina, janë gjithashtu të pranishme në ullinj dhe vaj ulliri, gjethet i kanë ato në përqendrime dukshëm më të larta.

 

 

 

Antioksidantët ndihmojnë në reduktimin e stresit oksidativ në trup, i cili mund të dëmtojë ADN-në, membranat qelizore dhe indet, duke rritur rrezikun e sëmundjeve kronike si kanceri dhe sëmundjet e zemrës.

Një analizë e 12 studimeve me 819 pjesëmarrës zbuloi se ekstrakti i gjetheve të ullirit përmirësoi faktorët e rrezikut për sëmundjet e zemrës, duke përfshirë nivele më të shëndetshme të lipideve në gjak dhe presionin e ulët të gjakut. Efekti ishte më i dukshëm te njerëzit me tension tashmë të lartë të gjakut.

Studime të tjera kanë treguar përmirësime në rregullimin e sheqerit në gjak, humbje peshe dhe funksion më të mirë njohës. Studimet kanë përdorur ekstraktin e gjetheve të ullirit në formë kapsule (doza nga 500 mg deri në 5 g në ditë) për gjashtë deri në 48 javë, ndërsa studime të tjera kanë përfshirë gjethet e ullirit në ushqime të tilla si buka.

 

 

 

Manzioris thekson: “Nëse keni presion të lartë të gjakut, diabet ose lipide të larta të gjakut, gjethet e ullirit mund t’ju sjellin dobi. Megjithatë, para se të filloni ta përdorni, sigurohuni që të konsultoheni me mjekun tuaj. Mos i ndaloni terapitë ekzistuese pa këshilla profesionale”.

LEXO EDHE:

Back to top button