Ky është moti për sot

Moti në mëngjes do të jetë shumë i ftohtë, gjatë ditës me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga jugu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin -13 deri në -5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 3 deri në 9 gradë, thuhet nga Administrata Hidrometeorologjike.

Në Shkup do të mbajë mot me diell, pasdite me vranësira të vogla mesatare. Temperatura minimale do të zbresë deri në -8, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 8 gradë.

Në ditët në vijim do të mbizotërojë mot me diell me vranësira të vogla mesatare me rritje të temperaturës.

LEXO EDHE:

Back to top button