Ky është numri i viktimave dhe rasteve të reja me Kovid-19, në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë (MSH) njofton se nga 3.449 teste të kryera 269 persona kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19, dhe atë: Shkup-142, Manastir-17, Ohër-16, Kavadar dhe Strumicë nga 14 raste të reja, Prilep-13, Veles-9, Shtip dhe Resnjë nga 7 raste të reja, Vallandov-5, Tetovë dhe Kriva Pallankë nga 4, Gjevgjeli dhe Negotinë nga 3 raste, Kumanovë, Bogdanci, Radovish dhe Demir Hisar nga 2 raste të reja dhe Sveti Nikollë dhe Krushëvë nga 1 rast, shkruan Alsat.

Nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë edhe për 353 pacientë të shëruar nga Kovid-19 dhe 7 të tjerë të cilët e kanë humbur betejën me Kovid-19. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button