A është Omicron? – Në Kërçovë ka shënuar rritje numri i infektimeve me Covid-19

A është Omicron? – Në Kërçovë ka shënuar rritje numri i infektimeve me Covid-19

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Ndërsa në disa spitale në rajonin perëndimorë të vendit numri i të prekurve nga virusi korona është ulur ndjeshëm, në Kërçovë infektimet e reja ditëve të fundit kanë shënuar rritje. Sipas mjekëve rritja e numrit të të shtruarve në spitalin modular në Kërçovë, është si pasojë e të ftohtit dhe gripit sezonal, i cili ka ulur imunitetin tek banorët.

“Javën e fundit kemi rritje të numrit të pacientëve të shtruar, por edhe të atyre që bëjnë kontrollet për kovid 19. Siç e keni parë, nga dje në Kërçovë kemi edhe pesë pacientë shtesë që kanë dal pozitiv dhe për momentin në spitalin modular janë shtruar 15 pacientë. Katër prej tyre i kemi në oksigjen, por kemi oksigjenin qendror për gjithë ata që kanë nevojë për të”, tha Stanko Tërpeski, Drejtor i Spitalit të Kërçovës.

Mantel bardhët alarmojnë se numri i infektimeve mund të rritet pas festave të fundvitit. Ata iu bëjnë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat për distancë dhe të shmangin grumbullimet.

“Po jemi të përgatitur sepse presim pas festave të fundvitit të kemi rritje të numrit. Ndërsa për momentin kemi valë të gripit sezonal por që për fat të mirë pa prejardhje të kovidit, për dallim prej dimrit të kaluar kur kishim shtim të këtij numri dhe mbuluam që të dy patologjitë”, u shpreh Trpeski.

Nga Spitali i Kërçovës thonë se numri më i madh i të shtruarve janë pacientë të pavaksinuar. Në këtë qytetet deri më tani janë vaksinuar rreth 40 për qind e popullatës. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button