Drejtori i Institutit të Imunologjisë në Shkup flet për Omicronin – Tregon a është masë produktive, mbyllja e kufijëve

Aleksandar Petlickovski drejtori i Instituti të Imunologjisë në Shkup, ka thënë për Alsat, se variant Omicron bartë një sfidë serioze dhe se mund të bëhet problem serioz për shkak të mbingarkimit të spitaleve, shkruan Alsat.

Krejt kjo, sipas tij, sepse ky variant përhapet shumë lehtë dhe për një moment shum njerëz mund të infektohen.

“Varianti Omicron bartë një sfidë serioze, mund të bëhet problem serioz për shkak të mbingarkimit të Spitaleve sepse përcillet shumë lehtë dhe për një moment shumë njerëz mund të infektohen. Dje dhe sot po dalin studime të ndryshme. Tre prej tyre janë serioze, njëra nga Amerika, njëra nga Britania dhe njëra nga Afrika e Jugut të cilat tregojnë se rëndesa e sëmundjes nuk është aq e shprehur, rrjedhshmëria e sëmundjes pritet të jetë më e butë krahasim me variantin Delta. Por problem ynë do të ishte nëse njëherazi fluksi i pacientëve bëhet shumë i madh kështuqë edhe pë rata pak të sëmurë që do kenë pasoja serioze nuk do kemi mundësi nëpër Spitale të ju kushtojmë vëmendjen e duhur”, ka thënë Petlickovski.

Ai po ashtu ka theksuar se mbyllja e kufijve apo mbyllja e tërësishme nuk janë masë produktive por sipas tij, thotë se është për kufizime nëpër ambiente të mbyllura gjatë periudhës që pason.

“Jam për kufizime nëpër ambiente të mbyllura gjatë periudhës që pason. Mendoj se kjo realisht mund të parandalojë një valë të madhe intensive te virusit”, ka thënë ai./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button