Ky vend evropian do të ofrojë pension shtesë për çdo të moshuar që vaksinohet

Kryeministri bullgar Kirill Petkov ka njoftuar sot se të moshuarit që do vaksinohen kundër COVID do të marrin pension shtesë për 6 muaj.

Ky vendim është marrë në kuadër të masave të qeverisë për të shtyrë përpara fushatën e vaksinimit.

Petkov i cili mori detyrën si kryeministër këtë muaj, deklaroi se çdo shtetas bullgar në moshën e pensionimit, do marrë 38.39 euro në muaj përveç pensionit të rij, gjashtë muaj pas marrjes së dozës parë ose të dytë të vaksinës.

Në Bullgari vetëm 27% e të rriturve janë imunizuar plotësisht, krahasuar me mesataren me 68% në shtetet e Bashkimit Europian.

LEXO EDHE:

Back to top button