Ky është parashikimi i motit për sot
Gjatë ditës së sotme moti do të jetë me vranësira, i ftohtë dhe me reshje të dëborës, posaçërisht në orët e pasdites. Do të fryjë erë e matur nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -8 deri në -1, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej -2 deri në 6 gradë.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm me vranësira, i ftohtë dhe me reshje të përkohshme të dëborës, posaçërisht në orët e pasdites. Do të fryj erë e matur nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në -2, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 3 gradë.








