Ky është parashikimi i motit për sot
Ky është parashikimi i motit për sot

Moti sot paradite do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla lokale. Në orët e pasdites dhe në mbrëmje do të ketë reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 9 deri në 17, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 25 deri në 33 gradë, shkruan Alsat.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, paradite me diell dhe vranësira të vogla. Nga mesdita do të ketë mot jostabil me reshje të kohëpaskohshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të ulet në 13 ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 30 gradë Celsiusë. /Alsat.mk