Ky lloj shurupi do të ndalohet në Bashkimin Evropian, njoftoi sot Agjencia Evropiane e Barnave (EMA)

Shurupet e kollës që përmbajnë folkodinë do të ndalohen në Bashkimin Evropian, njoftoi sot Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

Agjencia zbuloi se këto shurupe mund të shkaktojnë një reaksion alergjik shumë të rrezikshëm gjatë anestezisë së përgjithshme, ndërsa në disa raste një reaksion alergjik i papritur dhe i rëndë mund të shkaktojë vdekjen, tha EMA.

Komiteti i Sigurisë së EMA-s analizoi të gjitha provat e disponueshme dhe rezultatet e studimit, të dhënat e sigurisë pas marketingut dhe informacionin e ofruar nga profesionistët e kujdesit shëndetësor, por nuk ishte në gjendje të identifikonte masa efektive për reduktimin e rrezikut ose të përcaktonte nëse përfitimet e folkodinës janë më të mëdha, po tërhiqen nga tregu i BE-së dhe nuk do të ofrohen as me recetë as pa recetë.

EMA këshillon profesionistët e kujdesit shëndetësor të marrin në konsideratë alternativat e duhura të trajtimit dhe këshillon pacientët të ndalojnë marrjen e barnave që përmbajnë folkodinë. Më 1 tetor, Agjencia Federale e Belgjikës për Barnat dhe Produktet Shëndetësore pezulloi shpërndarjen e ilaçeve që përmbajnë folkodinë.

LEXO EDHE:

Back to top button