“Ky projekt nuk do të bëhet, do të shohim nëse do të ketë ndonjë projekt të ri”
"Ky projekt nuk do të bëhet, do të shohim nëse do të ketë ndonjë projekt të ri"

Pëlqimi në parim për vazhdimin e përfundimit të projektit dhe ndërtimin e hekurudhës së Korridorit 8 është arritur, ndërsa ministri i Transportit dhe Lidhjeve dhe zëvendëskryeministri Aleksandar Nikollovski deklaroi se projekti do të duhet të ndryshohet sepse nuk ka marrëveshje për projektin ekzistues dhe çmimin.
“Dialogu ka nisur dje në Bruksel, ndërsa takimi i radhës do të jetë pas dy javësh më 31 tetor. Ne këmbëngulim në qëndrimet tona që duhet të ketë një projekt të përbashkët dhe se projekti është i realizueshëm, normalisht duhet të merret parasysh çmimi, me këtë çmim sigurisht që nuk mundemi. Le të shohim se çfarë do bëjmë. Unë jam ende kundër këtij projekti. Ky projekt sigurisht që nuk do të funksionojë, a do të punojmë për një të ri do të shohim”, tha Nikollovski.