”La Repubblica”: Spitalet e stërmbushura rrezikojnë gjithë sistemin shëndetësor

Spitalet e mbushura tej kapaciteteve me pacientë me Covid-19 lëkundin të gjithë sistemin shëndetësor duke krijuar probleme serioze për shërbimet e urgjencës, shkruan gazeta italiane ”La Repubblica”.

”Të paktën 40% e thirrjeve që mbërrijnë në spitalet e Romës, nga 1 500 deri në 1 800 në ditë, tani kanë të bëjnë me dyshimet për Covid-19.

Këto alarme ngadalësojnë sistemin sepse ndërkohë menaxhimi i rasteve kërkon masa paraprake nga personeli i automjeteve të urgjencës.

Por, fatkeqësia ndodh kur shkoni në spital. Këtu ndodh që ambulancat presin edhe më shumë se 24 orë me pacientin në bord jashtë spitalit, duke pritur që të gjendet një shtrat për pacientin.

Dhe në spitale, në ndërkohë që pacienti pret të shtrohet, kanë mbërritur 30 ose edhe 50 ambulanca të tjera.

Me nevojën për të krijuar vazhdimisht reparte të reja Covid, ekziston rreziku që ata, të cilët kanë nevojë për shtrim në spital do të duhet të presin një kohë të gjatë”, përfundon gazeta italiane ”La Repubblica”.

LEXO EDHE:

Back to top button