Laçi dhe Drita, barazojnë pa gola ndaj Petrokubit dhe Antverpit

Skuadra nga Kosova, KF Drita dhe KF Laçi nga Shqipëria, arritën që të nxjerrin një barazim pa gola, në transfertë kundër Antverpit, respektivisht Sporkubit, në kuadër të sfidave të para të raundit të dytë të Ligës së Konferencës.

Takimi që u zhvillua në  në Bosuilstadion (Anterp) është mbyllur me rrjeta të paprekura, pasi asnjëra nga skuadrat nuk ka mundur të gjejë golin. Në këtë mënyrë kjo përballje do të përfundonte në barazpeshë, për të lënë kështu të gjitha llogaritë e hapura për ndeshjen e kthimit e cila do të luhet në “Fadil Vokrri” më 28 korrik.

Skuadra e Laçit nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 në tokën Moldave, me kurbinasit që luajtën më shumë se 60 minuta me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Spahiut që në pjesën e parë. Të besuarit e Shpëtim Duros vuajtën përballë Petrocub, teksa nuk mundën dot të rrezikonin portën  e kundërshtarëve në pjesën e parë.

Laçi në 45-minutat e dytë provoi të gjitha shanset edhe pse në disavantazh numerik, por në fund asnjëra nga skuadrat nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës me sfidën që mbyllet në paqe.

Laçi do të luajë në shtëpi ndeshjen e kthimit të turit të dytë të Conference League në stadiumin “Elbasan Arena” më 28 korrik.

LEXO EDHE:

Back to top button