Lacio mendon ndrrimet në portë

Në mediat italiane parashikojnë që Pepe Reina të qëndrojë të paktën edhe sezonin e ardhshëm te Lacio, por nuk është ky shqetësimi kryesor I Tomas Strakoshës. “Calciomercato.com” bën të ditur se Lacio ka hyrë në garë për një nga emrat më të kërkuar aktualisht mes portierëve në Europë.

Rui Silva, portieri i Granadës, në qershor do të jetë lojtar i lire pasi i mbaron kontrata me klubin spanjoll. Roma, Inter apo Sevilja janë vetëm disa prej klubeve që janë vënë në ndjekje të portierit, por raportohet se edhe Igli Tare po bëhet gati që t’i bëjë ofertën e tij në janar duke e planifikuar si përforcim të mundshëm në verë.

Një lajm që tregon se Lacio po mendon të përforcojë portën dhe se për Strakoshën, e ardhmja nuk do të jetë më edhe aq e sigurt. Të njëjtat burime sqarojnë se Strakosha nuk e mendon aktualisht largimin nga Lacio, por nëse Reina vazhdon dhe në verë afrohet edhe Rui Silva, atëherë për të do të bëhej gjithnjë e më e vështirë që të kthehej titullar te Lacio.

LEXO EDHE:

Back to top button