Sejdini: Opinioni e di se kush mund të zëvëndësojë Angelovskin

Në emisionin “200” që mbrëmë u transmetua në ALSAT ishte Muamed Sejdini, presidenti Federatës së Futbollit të Maqedonisë. Numri një i futbollit vendor, tregoi për të arriturat e Federatës së Futbollit brenda mandatit të tij, duke potencuar se premtimi i parë që është dhënë se Maqedonia do të kualfikohet në një event të madh të futbollit, tani është plotësuar.

Sipas Sejdinit, tani mbetet që të përmirësohet infrastruktura futbollistike në Maqedonia, që një ditë të shijojmë futbollin cilësor në stadium evropiane. Sejdini nuk iu anashkalua edhe pytejes për zgjedhjen e trajnerit të ri të Maqedonisë, pasi që kontrata e Igor Angellovskit, skadon më 31 dhjetor.

Muamed Sejdini, president i FFM-së

“Fillimisht do të bisedohet me Igor Angellovskin dhe pastaj shkohet me variantet e tjera. Spekulimet që dalin, pasi që ditë më parë ishte një spekulim për Prosineçkin dhe pastaj do të dalin edhe spekulime të tjera. Por le të dij opinion që fillimisht do bisedojmë me Igor Angelovskin dhe nëse nuk merremi vesh pastaj vazhdojmë bisedimet …

Keni Plani B?

Muamed Sejdini, president i FFM-së

Nuk dua të spekulojë por gjithë opinion e di se nëse nuk është Igor Angelovski, kush do të jetë..

Kush do të jetë?

Muamed Sejdini, president i FFM-së

Jo…do të shihni..por i gjithë opinionin vendor e di se kush mund të jetë….

LEXO EDHE:

Back to top button