Kill kampion i Evropës, Pekeler merr çmimin “MVP”

 

Skuadra e Killit nga Gjermania, është kampion i ri i Ligës së Kampionëve në hendboll, pasi që në finalen e zhvilluan në Kelln të Gjermanisë, mundi Barcelonën e favorizuar, me rezultat 33-28, duke siguruar titullin e katërt në elitën e hendbollit evropian. Më efikas te skuadra gjermane ishte Ekberg me 8 gola, ndërsa te Barcelona u dallua Abeljo me 10 gola. Në vendin e tretë u ndal skuadra e PSZH-së, e cila mundi Vespremin me rezultat 31-26.

Ndërkohë hendbollisti gjerman Hendrik Pekeler, mori çmimin “MVP” i finales Kill – Barcelona, për shkak mbrojtjes impresive dhe ishte i pagabueshëm në sulm dhe realizimet për gol.

Turneu i ardhshëm i Ligës së Kampionëve, sërisht do të zhvillohet në palestrën sportive “Lankses Arena”, në Kelln, por më 12 dhe 13 qershor.

LEXO EDHE:

Back to top button