Darboe bashkohet me Ahmedin në Bjellorusi

Golashënuesi më i mirë i pjesës vjeshtore të kampionatit vendor, Dembo Darboe nga Gambia, është larguar tani më nga FC Shkupi dhe ka firmosur kontratë me skuadrën e Shahtjor Soligorsk. Kampioni i Bjellorusisë në të njëjtën ditë konfirmoi përforcimin e dytë nga kampionati vendos, pasi që më parë Valon Ahmedi u konfirmua se do të vesh fanellën e kësaj skuadre.

Darbo është një zbulim i vërtetë i këtij gjysmësezoni në Ligën e Parë, pasi që në fanellën e FC Shkupit arriti që të shënojë 16 gola. Kampioni i Bjellorusisë dërgoi ofertë të begatshme, të cilën FC Shkupi nuk arriti që të anashkalojë, andaj Darboe do të drejtojë sulmin e skuadrës bjelloruse.

LEXO EDHE:

Back to top button