VIDEO / Fitore me frymën e fundit për “Djajtë e Kuq”

Man. Junajted ka mposhtur me rezultatin 1-0 ekipin e Vulverheptonit në stadiumin “Old Traford”. Ekipi i trajnerit Ole Gunnar Solskjaer kishte nevojë për një fitore për t’u afruar me kreun dhe shpërblimi erdhi në kohën shtesë. Tentativat e sulmuesve të “Djajve të kuq” nuk u konkretizuan deri në minutën e 90’+4′, kur Rashford mori një top të gjatë dhe lëvizi mirë në zone, ndërsa goditja e tij u devijua nga mbrojtësit dhe përfundoi në rrjetë për 1-0.

Man. Junajted e sheh veten tashmë në vendin e dytë me 30 pikë, dy më pak se Liverpuli, ndërsa Vulverheptoni ndodhet në vendin e 12-të me 21 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button