Barcelona, mbyll me barazim vitin më të keq

Barcelona ka mbyllur një nga vitet më të këqinj të dekadave të fundit me një rezultat që tregon më së miri vuajtjet e katalanasve gjatë 2020. Pa Mesin e dëmtuar, ekipi i Ronald Kuman ka vuajtur përsëri që të shfaqë lojën e vet dhe është ndalur në shtëpi në një barazim 1-1 përballë Eibar, një skuadër e cila luan për mbijetesë. Ekipi katalanas ishte në vështirësi të mëdha në fazën ofensive, duke mos arritur të finalizonte aksionet me Grizman të kthyer në një lojtar të zakonshëm pa fantazinë e argjentinasit pas krahëve të tij.

- Advertisment -

Edhe Breituajt, i cili ka shpëtuar shpesh katalanasit në këtë sezon, nuk ishte në ditën e tij pasi gaboi një penallti në minutat e parë, ndërsa më vonë pa t’i anullohej një gol nga VAR. Sikur të mos mjaftonte kjo, edhe mungese Pike në mbrojtje ka filluar të ndjehet shumë, siç e tregoi gafa e Arauhos që i dha mundësinë Kike-s të shënonte golin e avantazhit për Eibar në minute e 57.

Ekipi mik më pas u mbyll i gjithi në mbrojtje për të ruajtur këtë rezultat, por Dembele, i aktivizuar në fillimin e pjesës së dytë, arriti të barazonte shifrat 10 minuta më vonë. Pavarësisht tentativave të francezit për të gjetur përsëri rrjetën, ai nuk mundi të shënonte më, duke bërë që ndeshja të mbyllet me barazimin 1-1 që lë Barcelonën në vendin e 6 dhe 7 pikë larg Atletikos kryesues që ka luajtur dy ndeshje më pak.

LEXO EDHE:

Back to top button