Emma Roberts bëhet nënë: Zbulohet emri i bebit

Emma Robert dhe partneri i saj, aktori Garret Hedlund, kanë nisur një kapitull të ri. Burime për TMZ raportuan të hënën se aktorja e “American Horror Story” solli në jetë fëmijën e saj të parë, një djalë.

Sipas burimeve, Emma solli në jetë djalin e tyre Rhodes më 27 dhjetor. Emma dhe Garret janë bashkë prej pak kohësh. Zërat për marrëdhënien nisën fillimisht në mars të vitit 2019, kur u panë në shoqërinë e njëri-tjetrit në Los Angeles. Asokohe, Emma u përfol edhe për ndarjen nga ish-i fejuari, Evan Peters, me të cilin ishte në një marrëdhënie që prej vitit 2012. Përsa i përket Hedlund, gjatë viteve 2011-2016, ai ishte i lidhur me Kirsten Dunst.

Lajmi i shtatzënisë u zbulua nga e ëma e aktores, pa dijeninë e Emma-s.

“Ishte e tmerrshme. Kur unë e pashë isha në avion, nuk munda të shkoj tek ajo për të folur ose për t’u zënë. Vetëm i çoja mesazhe në telefon dhe Instagram dhe i lutesha të ndalonte. Kur i thashë, “Mami çfarë bëre? Sapo zbulove shtatzëninë time”, s’e pranonte. Më tha, “Jo s’e bëra unë, e kishin publikuar në një tabloid!”– tha aktorja në Jimmy Kimmel Live, ku shtoi se i vetmi opsion ishte ta bllokonte në rrjete sociale.

Më pas, shtoi:

“U zumë dhe e bllokova derisa në 2 të natës më dërgoi mesazh dhe më pyeste nëse e kisha bllokuar. Po i thash, të bllokova, por pastaj aq ishte. Është një luftë Instagrami me nënën time që s’e mendoja kurrë se do të ndodhte, por gjithsesi, një histori e bukur për t’ia treguar bebit.”

LEXO EDHE:

Back to top button