Lady Gaga kujton me nostalgji historinë e dashurisë me ish të fejuarin në sy të partnerit aktual

Lady Gaga ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në fushatën e Joe Biden për të performuar dhe këtë moment e shfrytëzoi për të kujtuar ish të fejuarin e saj, Taylor Kinney. Këngëtarja solli në mendje të gjithë historinë e saj 5-vjeçare me të.

“A e dini se unë kam jetuar këtë në Lancastre, Pensilvani? Dëgjoni, a ka ndonjë nga Lancaster këtu? Unë kam qenë e fejuar me një burrë nga Lancaster, Pensilvani. E di, e di. Nuk funksionoi. E doja shumë, por thjeshtë nuk funksionoi. Por unë e dua ende atë djalë nga Pensilvania. E dua Joe! Kështu që Joe është djali im i ri nga Pensilvania”, u shpreh Gaga.

Por përpara se të përfundonte këngën “You and I”, Gaga i kërkoi falje, të dashurit të saj aktual, Michael Polansky.

“Për të dashurin tim që është sot këtu. Më vjen keq që më duhej të vija në Pensilvani për të treguar historinë e dashurisë me këtë djalin këtu. Të dua shumë, por kjo është e vërtetë”, shtoi këngëtarja.

Gaga dhe Polansky nisën lidhjen mes tyre në fund të vitit 2019, pak muaj pasi ajo i dha fund fejesës së saj me Christian Carino.

LEXO EDHE:

Back to top button