Lajm i keq për Interin, dëmtohet Bastoni

Alesandro Bastoni, mbrojtësi zikaltër, do të mungojë të dielën në derbin e Italisë kundër Juventusit. Mbrojtësi italian, i cili doli në minutën e 74-të të ndeshjes së Ligës së Kampionëve përball Portos, pësoi një tendosje në përkuljet e kofshës së majtë.

Në njoftimin zyrtar për shtyp, zikaltërit shtuan se kushtet e Bastonit do të rivlerësohen javën e ardhshme. Prandaj ai duhet të humbasë edhe ndeshjet e kombëtares të enjten më 24 mars dhe të dielën më 26 mars. Inzagi tashmë do të zgjedh mes De Vrij dhe Shkriniar për të qenë partner në mbrojtje me Açerbin.

LEXO EDHE:

Back to top button