Alegri: Goli jashtë fushe do të vendosë shumë për kualifikimin

Juventusi kërkon të vijojë rrugëtimin në Ligën Europa. “Bardhezinjtë”, pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë në Torino, sonte do të luajnë në Gjermani takimin e kthimit, në fushën e Frajburgut. Një sfidë e vështirë, por që për trajnerin Masimiliano Allegri është e rëndësishme për fatet e këtij sezoni.

Edhe pse mjaft lojtarë nuk janë në 100% të formës, ai beson te skuadra e tij.

“Jemi gati për të bërë një ndeshje të mirë. Nuk do të luajmë për të mbrojtur një barazim pa gola, që natyrisht na bën punë. Do të luajmë për të shënuar të paktën një gol, për ta patur më të lehtë kualifikimin.

Ky është një kompeticion i vështirë dhe ne kemi disa mungesa. Chiesa dhe Di Maria mund ta nisin ndeshjen nga stoli, ndërkohë që do të luajë Szczesny në portë. Unë besoj te ky grup, që do të arrijë kualifikimin duke shënuar. E përsëris, goli jashtë fushe sot do të vendosë shumë për kualifikimin tonë”, tha Allegri.

Trajneri kërkon që lojtarët e tij të jetë të saktë para portes kundërshtare.

“Duhet të shfrytëzojmë në maksimum rastet që do të krijohen, për ta patur më të lehtë kualifikimin. Por duhet një ekip i ekuilibruar, për të mos lejuar hapësira pas”, tha në fund Allegri.

LEXO EDHE:

Back to top button