Lajm i keq për PSZH-në, Mbape humb sfidën ndaj Bajernit

PSZH shqetësohej për dëmtimin e Mbape-s ndaj Montepeljes dhe klubi francez konfirmon se sulmuesi i tyre do të jetë jashtë për disa kohë. Mbape pësoi në fillim të lojës një shqetësim në kofshën e majtë dhe kërkoi një zëvendësim.

Klubi ka konfirmuar se sulmuesi francez do të jetë jashtë fushave për tre javë. Kristof Galtieri nuk mund të llogarisë yllin francez për ndeshjen ndaj Marsejës dhe Monakos.

Gjithashtu problemi më i madh për ta është mungesa e tij në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve përball Bajern Munihut më 14 shkurt. Në sezonin aktual, sulmuesi 24-vjeçar ka shënuar 25 gola dhe ka asistuar 6 herë në 26 ndeshje për kampionët e Francës./abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button