Lajm i mirë për Juventusin, rikthehet sulmuesi i lënduar

Sulmuesi i Juventusit, Federico Kieza është gati të marrë pjesë në ndeshjen e javës së fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, kundër Paris Sen Zhermeni. Kështu ka bërë të ditur në rrjetet sociale gazetari Adrien Grenier.

Për Kiezën kjo do të jetë ndeshja debutuese e sezonit të ri, pasi që lojtari po shërohej nga një dëmtim i ligamentit të kryqëzuar të gjurit.

Sezonin e kaluar Kieza arriti të luajë vetëm 14 ndeshje në kampionatin italian, ku shënoi dy gola dhe dy asistime.

LEXO EDHE:

Back to top button