Lajm i mirë për pensionistët, nga sot marrin pensionin me rritje

Lajm i mirë për pensionistët, nga sot marrin pensionin me rritje

Rreth 341 mijë pensionistë nga sot marrin pensione me 2.500 denarë rritje. Për pagesën e pensioneve deri në fund të vitit, me rishikimin e Buxhetit janë siguruar pesë miliardë denarë shtesë.

Nga kjo shumë, 2,5 miliardë denarë janë fonde, të cilat transferohen në mënyrë shtesë në Fondin e sigurimeve pensionale për shkak të realizimit të rritjes së paralajmëruar lineare.

“Më shumë se 330.000 pensionistë marrin rritje prej 2.500 denarë, ndërsa nga muaji mars i vitit të ardhshëm do të ketë edhe një rritje prej 2.500 denarë, me të cilën pensionistët më në fund do të marrin atë që meritojnë, pensione të denja dhe standard më të mirë jetese”, theksohet në njoftimin e Qeverisë.

Kuvendi me 12 shtator miratoi ndryshimet e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, me të cilat mundësoi rritje lineare të pensioneve. Ndryshimet ligjore u miratuan me procedurë të shkurtuar./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button