Mexhiti: Kushtetuesja duhet të vendos së shpejti për balancuesin

Mexhiti: Kushtetuesja duhet të vendos së shpejti për balancuesin

Gjykata Kushtetuese duhet të vendos së shpejti për balancuesin pasi është në presion të opinionit.

Kështu deklaroi mbrëmë në Alsat, zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti i cili tha se vendimi i Kushtetueses mund të jetë edhe befasues dhe të mos abrogohet balancuesi.

Lidhur me fuqizimin e tij në një ligj të posaçëm, Mexhiti tha se si fillim duhet pritet vendimi i gjykatës.

“Shpejt duhet të vendoset sepse është në presion të opinionit dhe situatës. Ne duhet patjetër ta presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese sepse nuk mund të themi apriori se do ta abrogon mekanzimin e balancuesit. Mund të thonë se është në rregull dhe të vazhdon edhe në të ardhmen. Nëse ka një vendim të tillë, çfarë do të ndodhë me premtimin tuaj programor se do të ketë ligj të ri? Ne do ta themi fjalën tonë kur do të dalë vendimi i Gjykatës Kushtetues”, tha Izet Mexhiti, Zëvendëskryeministër./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button