Nis viti i ri Akademik, Mickoski e Mexhiti u ‘ligjërojnë’ studentëve

Nis viti i ri Akademik, Mickoski e Mexhiti u ‘ligjërojnë’ studentëve

Gazetare: Melihate Rustemi

Në ditën e parë të fillimit të vitit të ri akademik, kryeministri Hristijan Mickoski porositi studentët se detyrë e tyre është t’i përkushtohen mësimit, ndërsa Qeveria do të përkushtohet për projekte që do të përmirësojnë cilësinë, shkruan Alsat.

Nga ana tjetër, zv kryeministri Izet Mexhiti tha se vetëm infrastruktura nuk mjafton. Sipas tij është detyrë e secilit student që të mësojë, hulumtojë e thellojë dituritë dhe me dinjitet të përballojë sfidat të cilat i presin si qytetarë akademikë të këtij vendi.

“Së pari, ne planifikojmë të modernizojmë ndjeshëm kapacitetin infrastrukturor të universiteteve tona. Tashmë po fillojmë angazhimet institucionale për rindërtimin e mëtejshëm të laboratorëve të disa fakulteteve në disa prej universiteteve tona në të gjithë vendin, ku do të instalohen pajisjet dhe teknologjitë më moderne që do t’u mundësojnë studentëve të fitojnë aftësi praktike në përputhje me nevojat e modernes. industrisë”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.

“Si një student i viteve kur shqiptari diskriminohej e i privoheshin të drejtat gjuhësore, kulturore e identitare në atdheun e vet, dëshiroj të them se jam krenar që kohërat kanë ndryshuar. Dhe me këtë rast, më lejoni të porosis të gjithë ata politikanë maqedonas që po sfidojnë themelet e ndërtimit të shoqërisë tonë se koha e shovinizmit ka kaluar! Askund në botë nuk ndodh që të abrogohen të drejtat e fituara dhe kjo nuk do të ndodhë as në Maqedoninë e veriut. E në rast se ndodhë, ne jemi këtu për t’i siguruar të gjithë se do ta marrin përgjigjen e merituar!”, u shpreh Izet Mexhiti, zv kryeministër./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button