Lajm i mirë për Tite, mbrojtësi i Brazilit gati për Kroacisë

Për trajnerin e Brazilit, Tite, problemet me dëmtimet duket se kanë përfunduar me largimin e Gabriel Zhezusit dhe Aleks Telesit, duke qenë se pas Nejmarit, dje ka qenë dita e Aleks Sandros që të kalojë plotësisht dëmtimin e tij dhe të jetë gati për çerekfinalet me Kroacinë.

Mbrojtësi i majtë i Juventusit është titullar në sytë e trajnerit të Brazilit, siç treguan dy ndeshjet e para, kështu që me shumë mundësi, nesër pasdite do të jetë normalisht në fushë nga minuta e parë.Për sa i përket pjesës tjetër të formacionit, Tite me shumë mundësi do të konfirmojë skuadrën që shkatërroi Korenë e Jugut.

LEXO EDHE:

Back to top button