Lajm i trishtë në futbollin italian, ndrron jetë Xhianluka Viali

Pak ditë pas ndarjes nga jeta të Pele dhe Mihajloviç, një tjetër humbje e madhe ka ndodhur në botën e futbollit dhe të sportit.Në moshën 58-vjeçare, Xhianluka Vialli ka ndërruar jetën në Londër.

Ish-sulmuesi lombard i Kremoneses, Sampdorias, Juventusit dhe Çellsit, i detyruar të largohej nga stafi blu i Roberto Mançinit, për shkak të përkeqësimit të kushteve shëndetësore të tij, nuk arriti të fitojë betejën kundër kancerit të pankreasit që filloi në vitin 2017.

Pas një periudhe pushimi pas trajtimeve, sëmundja e tij u kthye me forcë, duke mos i dhënë më shpëtim.

LEXO EDHE:

Back to top button