Lajm sensacional! Klop në bisedime të avancuara me rivalët e “Los Blankos”
Jyrgen Klop mund ti kthehet trajningut, por sipas programit spanjoll “El Chiringuito”, ai mund të përfundojë çuditërisht tek Atletiko Madrid, me negociatat që kanë filluar prej ditësh midis palëve.
Kjo marrëveshje po monitorohet nga afër nga Mark Rouan, CEO i Apollo dhe aksionari kryesor i klubit, i cili është i vendosur t’i japë ekipit një jetë të re.
Klop i cili kohët e fundit thuhet se ka refuzuar një ofertë nga Real Madridi, thuhet se është i intriguar nga projekti i Atletikos.
“Më pëlqen profili i Atletikos. Shkova në Gjermani, jo te Bajern Munihu, por te Dortmundi. Shkova në Premier Ligë, jo te Mançester Siti, por te Liverpulli. Më pëlqen profili i Atletikos”, thuhet se ka thënë ai.
Sipas “El Chiringuito”, negociatat janë në një fazë të avancuar dhe një nënshkrim mund të jetë i afërt, me pronarët e rinj që janë tashmë gati të zëvendësojnë Diego Simeonen në fund të sezonit.







