Lajme të mira për Bajernin, sulmuesi rikthehet në stërvitje

Më në fund vijnë edhe lajme të mira për Bajern Munihun. Sadio Mane është rikthyer në stërvitje ditën e mërkurë dhe po punon i veçuar nga grupi për të lënë pas lëndimin e rëndë që mori në nëntorin e kaluar.

Sulmuesi po synon të rikthehet për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Paris Sen Zhermenit më 13 shkurt, por ende nuk ka siguri për këtë.

Megjithatë progresi është i dukshëm dhe trajneri Julian Nagelsmann beson te Mane dhe po e pret me padurim rikthimin e tij. DItë më parë, bavarezët mundën Maincin në transfertë me 4-0.

LEXO EDHE:

Back to top button