Tom Brejdi konfirmon tërheqjen nga NFL

Karriera e Tom Brejdit ka mbaruar dhe këtë herë ai ka marrë vendimin përfundimtar. Qendërmbrojtësi legjendar ishte tërhequr në vitin 2022, por më pas u rikthye përsëri. Ikona e futbollit amerikan e konfirmoi këtë vendim në rrjetet e tij sociale, duke bërë një postim në “Instagram”.

Brejdi konsiderohet si qendërmbrojtësi më i mirë i të gjitha kohërave në historinë e NFL (futbollit amerikan). Në 18 sezone me Nju England Patriots, Brejdi i udhëhoqi ata në 17 tituj të divizionit, 11 prej tyre radhazi, 13 AFC Championship Games, nëntë paraqitje në “Super Bowl”, ku 6 prej tyre i ka fituar.

Më pas ai u transferua në “Tampa Bej” në vitin 2020 dhe fitoi dy tituj të tjerë të divizionit dhe një tjetër “Super Bowl”, duke e çuar numrin e tyre në shtatë./abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button