Kryeministrja finlandeze në Suedi

Kryeministrja finlandeze në Suedi

Kryeministrat e vendeve kandidate për NATO, Suedia dhe Finlanda sot duhet të takohen në Stokholm, një ditë pasi që presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan deklaroi se Helsinki mund të marrë dritë të gjelbër nga Ankaraja, por jo edhe Stokholmi për hyrje në Aleancë.

Kryeministrja finlandeze, Sana Marin është shefja e parë e qeverisë që do të pritet nga kolegu i saj suedez, Ulf Kristerson prej se ai e mori funksionin në vjeshtën e kaluar.

Në takim me siguri fillimisht do të bisedohet për procesin e frenuar të inkuadrimit të dy vendeve nordike në NATO.

Finlanda dhe Suedia parashtruan kërkesë për anëtarësim në maj të vitit 2022, por Turqia e bllokon procesin.

Presidenti turk Erdogan dje tha se vendi i tij shikon pozitivisht ndaj kërkesës së Finlandës për anëtarësim në NATO, por nuk e mbështetë kandidaturën e Suedisë.

“Qëndrimi ynë për Finlandën është pozitiv, por sa i përket Suedisë, nuk është”, tha Erdogan lidhur me tentimet e dy vendeve për t’iu bashkangjitur Aleancës veriatlantike.

Ankaraja mbështetjen e vet për dy vendet e kushtëzon me ekstradimin e “terroristëve”, kryesisht kurdë. Ajo kërkon që Helsinki dhe Stokholmi të marrin qëndrim posaçërisht të ashpër ndaj anëtarëve të Partisë punëtore kurde (PKK), të cilën Turqia dhe BE-ja e konsiderojnë organizatë terroriste, dhe grupin e dytë që e akuzon për tentimin për grusht shtet në vitin 2016.

Të trija palët në qershor të vitit të kaluar arritën marrëveshje në Madrid për qëllimet, por Ankaraja i ndërpreu bisedimet muajin e kaluar pasi që u rritën tensionet kur një ekstremist djathtit e dogji Kuranin në afërsi të Ambasadës turke në Stokholm.

“Suedia për momentin nuk duhet të përpiqet me tentimet për ta marrë pëlqimin tonë. Nuk do të japim përgjigje konfirmuese ndaj kërkesës së saj, gjithnjë derisa ata lejojnë djegien e Kurnait”, tha Erdogan.

Finlanda tashmë disa herë tha se do të donte të hyjë në NATO së bashku me Suedinë.

LEXO EDHE:

Back to top button