Lajme të mira për Barcelonën, pas dështimit në Champions

Skuadra e Barcelonës është me një këmbë jashtë Ligës së Kampionëve dhe tani fokusin kryesor do ta ketë në La Liga.

Katalanët këtë fundjavë do të përballen me Real Madridin. Para ndeshjes së radhës, Barca ka marrë lajm të mirë lidhur me Zhull Kounde. Mbrojtësi francez, Kounde është stërvitur sot me pjesën tjetër të grupit. Kjo seancë stërvitore lë optimist Çavi Hernandez për të llogaritur në shërbimet e lojtarit për ‘Clasico’.

Mungesa e Zhull Kounde dhe Ronald Arauho ndikoi shumë në paraqitjet e Barcës dhe kjo u vërejt edhe mbrëmë. Nëse Kounde do të arrijë të rikuperohet me kohë për ‘El Clasico’, Çavi do të ketë një lehtësim të madh për derbin e madh.

LEXO EDHE:

Back to top button