Nënshkruhet Marrëveshja kolektive në mes Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe SASHK-ut

Nënshkruhet Marrëveshja kolektive në mes Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe SASHK-ut

Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jovanka Trençevska dhe kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK), Jakim Nedelkov, kanë nënshkruar Marrëveshjen e re Kolektive.

Rritja e pagave prej 15% të punonjësve në institucionet publike për fëmijë dhe rritja e vazhdueshme e tyre me çdo rritje të pagës minimale është një nga risitë më aktuale në marrëveshjen e re kolektive. Gjithashtu tejkalohet problemi me orarin e punës së edukatorëve për realizimin e aktiviteteve tjera programore.

Marrëveshja parasheh rritjen e shtesave dhe kompensimeve të pagës dhe rriten të drejtat e punëtorëve gjatë grevës. Nënshkruesit e Marrëveshjes, Ministrja Trençevska dhe Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedelkov, shprehën bindje se marrëveshja e re kolektive paraqet progres të të drejtave të punonjësve nëpër çerdhet e fëmijëve.

LEXO EDHE:

Back to top button