100 mijë dollarë për të jetuar në shpellë

100 mijë dollarë për të jetuar në shpellë

Jennifer Ayres nga Darlington është në rrugën duke realizuar ëndrrën e saj, të ndërtojë shpellën më luksoze në botë. Ajo është me profesion inxhiniere ujërash dhe pasi u zhvendos në Australi 15 vite më parë nisi në qytetin Coober Pedy realizimin e ëndrrës së saj, një shtëpi brenda një shpelle. Deri tani, kur ka arritur të realizojë vetëm gërmimet, ajo ka shpenzuar një shifër më shumë se 100 mijë dollarë. Ajo ka jetuar në një tendë për tre muaj. Shpella është projektuar të ketë tre dhoma gjumi, por do të ketë edhe sauna, madje edhe palestër. Për të shkuar aty, Jennifer udhëton gati 9 orë me makinë nga shtëpia e saj në Adelaide, në jug të Australisë, aty ku jeton bashkëshorti i saj dhe dy djemtë./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button