Nis dërgesa e gazit nga Franca në Gjermani

Nis dërgesa e gazit nga Franca në Gjermani

Franca ka filluar dërgimin e gazit në Gjermani për herë të parë sot, në një lëvizje që është një simbol i solidaritetit evropian për shkak të ndërprerjes së flukseve nga Rusia. “Është diçka historike, hera e parë që Franca do të dërgojë gaz direkt në Gjermani. Kjo dërgesë konkretizon një marrëveshje ndihme reciproke të zyrtarizuar më 5 shtator midis liderëve të dy vendeve, Macron dhe Scholz, në një kohë kur kërkesa për gaz është rritur dhe çmimet gjithashtu. Pas pushtimit të Ukrainës, Rusia uli ndjeshëm dërgesat e gazit në Evropë, disa prej vendeve të së cilës ishin shumë të varura prej saj, si Gjermania. Por Franca ka më shumë gaz se fqinji i saj për shkak të dërgesave masive nga Norvegjia si dhe gaz natyror të lëngshëm nga SHBA, të cilat pjesërisht e kanë lejuar atë të mbushë rezervat e saj dimërore në 100%. Dërgesat e para të gazit drejt Gjermanisë nisën në orën 6 në sasi prej 31 gigavat orë ditë. Niveli i këtyre dërgesave “do të rivlerësohet çdo ditë në bazë të kushteve të rrjetit” dhe do të jetë në gjendje të arrijë një sasi maksimale prej 100 GWh/ditë./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button