Lajme të mira për Juven, rikthehen 3 futbollist nga lëndimi

Skuadra e Juventusit nuk po kalon një periudhë të mirë, teksa Maks Alegri është një nga kritikuarit  e skuadrës, pasi “Zonja e Vjetër” nuk po arrin të sigurojë rezultate pozitive.

Sikur të mos mjaftonin problematikat për shkak të rezultateve të dobëta, por “bardhezinjtë” kanë pasur edhe fatin kundër për shkak se disa lojtarë gjendeshin në infermieri për arsye dëmtimesh. Por pushimi i kombëtareve erdhi në favorin e skuadrës italiane, e cila tashmë mund të rikuperojë lojtarët e saj.

Për ndeshjen e ardhshme në kampionat Allegri ka të gatshëm 3 lojtarë. Adrien Rabiot, Manuel Lokatelli dhe Sandro do të mund të kenë minuta ndaj Bolonja-s.

LEXO EDHE:

Back to top button