Lajme të mira për Juventusin

Skuadra e Juventusit merr lajme të mira para sfidës me Barcelonën në kuadër të garave në grup në Ligën e Kampionëve. Që të dy skuadrat do të përballet për herë të parë më 28 tetor, ndërsa lajmi i mirë për “Zonjën e Vjetër” se në ekip do të rikthehet edhe Kristiano Ronaldo. Portugezi aktualisht po qëndron në izolim, pasi më 13 tetor është konfirmuar pozitiv në “COVID-19”.
Mediat italiane raportojnë se Juventusi ka dërguar një raport te UEFA me të cilën ka nënvizuar se Ronaldo është asimptomatik dhe se një test për “COVID 19”, në 24 orë para përballjes ,mund të jetë i mjaftueshëm për portugezin që të luajë ndaj Barcelonës.