Lajme të mira për Milanin, rikthehen 2 lojtarë të lënduar

Lajme te mira për Milanin. Dy lojtarë kalojnë dëmtimet dhe bashkohen me grupin në stërvitje

Pas disfatës në Kupën e Italisë ndaj Torinos mbrëmjen e së mërkurës, Stefano Pioli ka marrë sot një lajm të mirë. Simon Kjaer dhe Divok Origi duket se kanë kaluar problemet fizike dhe janë stërvitur me pjesën tjetër të grupit. Të dy lojtarët pritet të jenë të dispozicion te trajnerit të Milan për ndeshjet e ardhshme.

Ndërkohë lojtarët që vazhdojnë të kryejnë stërvitje të diferencuar janë Ibrahimoviç, Kruniç, Manjan, Florenzi, Rebiç dhe Ballo-Toure, me të gjithë, të cilët pas dëmtimeve ende nuk janë në gjendje për t’u kthyer në skuadër.

LEXO EDHE:

Back to top button