Lajme të mira për Milanin, rikthehet Ibrahimoviçi

Mbrojtësi Tomori dhe sulmuesi suedez, Ibrahimoviç, kanë shanse për t’u grumbulluar për ndeshjen kundër Torino-s, të premten në mbrëmje, ndërsa mesfushori Benaser dhe portieri Manjan vështirë se do të jenë të disponueshëm në këtë muaj, pra duke humbur edhe takimin e Ligës së Kampionëve kundër Totenhamit më 14 shkurt.

Ajo që përbën lajm është se, Zlatan Ibrahimoviç mund të grumbullohet për herë të parë këtë sezon të enjten. Suedezi u stërvit të martën me grupin dhe prania e tij në stol do të tingëllonte gjithashtu si një sinjal i rëndësishëm për skuadrën.

LEXO EDHE:

Back to top button