Lajmi i fundit: Kthehet Artan Grubi

Lajmi i fundit: Kthehet Artan Grubi

" "

Sot në mëngjes në ora 06:10 minuta në vendkalimin kufitar Bllacë është paraqitur ish zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, i cili menjëherë është privuar nga liria dhe dërguar në mbajtje për veprime të mëtutjeshme, bëjnë të ditur burimet e Alsat.

Në Pikën e Kalimit Kufitar Bllacë është privuar nga liria Artan Grubi
“Sot (23.02.2026) në orën 06:10 në Pikën e Kalimit Kufitar Bllacë, në hyrje të shtetit, u privua nga liria Artan Grubi (48), i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar lidhur me hetimin e veprës së kryer penale sipas nenit 354, paragrafi 5, në lidhje me nenin 3, në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin zyrtar të MPB-së.

Kujtojmë se Grubi është i përfshirë në një hetim që lidhet me dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare, korrupsion dhe shkelje të procedurave të prokurimit publik, në kuadër të rastit që ka të bëjë me funksionimin dhe kontratat e Lotarisë Shtetërore të Maqedonisë së Veriut.

Sipas organeve të ndjekjes, hetimet kanë të bëjnë me vendime dhe kontrata që dyshohet se kanë shkaktuar dëme financiare të konsiderueshme në buxhetin e institucionit, që përllogariten në 500 milionë denarë apo mbi 8 milionë euro. Prokuroria pretendon se përmes procedurave të kontestuara janë favorizuar subjekte të caktuara ekonomike.

Gjykata paraprakisht kishte caktuar masë paraburgimi ndaj Grubit, ndërsa autoritetet e kishin shpallur në kërkim për shkak të mosparaqitjes para organeve të drejtësisë./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button