Demat” e RB Leipzig nuk kanë zhgënjyer në “shtëpinë” e tyre, ku në “Red Bull Arena” kanë mundur me rezultatin e pastër 2 me 0, “verdhezinjtë” e Borusia Dortmundit, duke kapur kështu gjysmë-finalet e Kupës së Gjermanisë.
Nga një gol në secilën pjesë kanë mjaftuar për “demat” e Leipzig, ku fillimisht avantazhin e mori “bomberi’ i Leipzig, Timo Verner, në minutën e 22’-të ku pas një kundërsulmi vrastar sulmuesi i pozicionuar siç duhet në zonën kundërshtare çon topin në rrjetën e “verdhezinjve”.
Për të vulosur rezultatin 2 me 0 mendoi hungarezi i mbrojtjes, Uilli Orban, i cili “hipotekoi” fitoren e vendasve në minuën e 98’-të. Me këtë fitore Leipzig i bashkohet Aintrahtit Frankfurtit, Shtuttgartit dhe Frajburgut në gjysmë-finalet e këtij edicioni të Kupës së Gjermanisë.








