Lama-n e pret një sfidë e “lehtë” ndaj bullgarit Dimitrov

Boksieri shqiptarë, Jasin Lama është gati të bëjë hapin e rëndësishëm për t’u futur në boksin profesionist. Lama i cili u shpall si më i miri nga Federata e Boksit të Maqedonisë së Veriut, do të debutojë në boksin profesionit në spektaklin e boksit “Nata e Kampionëve” që do të mbahet të shtunën në Tetovë.

Kundërshtar i Lamës në meçin debutues në boksin profesionist do të jetë bullgari Samuil Dimitrov, i cili ka zhvilluar 16 meçe në boksin profesionit, në të cilat ka shënuar 2 fitore dhe njëherë ka barazuar, ndërsa 13 përballje i ka humbur me nokuat teknik.

Kujtojmë që Lama debuton në boksin profesionit pas një karrierre të sukseshme në boksin amator.

LEXO EDHE:

Back to top button