Lamine Jamal vendos rekord dhe kalon Mesin e Krkiçin
Në kuadër të javës së 25-të të La Ligas, Barcelona triumfoi bindshëm ndaj Levante me rezultat 3-0 në ‘Camp Nou’. Golat u shënuan nga Mark Bernal, Frenki de Jong dhe Fermin Lopez, ndërsa një nga asistet u realizua nga Lamine Jamal, mesfushori i talentuar i klubit katalanas.
Me këtë paraqitje, Jamal arriti një tjetër rekord të rëndësishëm në karrierën e tij: u bë lojtari më i ri në historinë e Barcelonës që regjistron 100 fitore me ekipin.
Ai arriti këtë sukses në moshën 18 vjeç dhe 227 ditë, duke lënë pas Bojan Krkic (20 vjeç dhe 136 ditë) dhe Lionel Messi (21 vjeç dhe 275 ditë). Ky rekord vjen si një dëshmi e rritjes dhe stabilitetit të Jamal si një nga talentet më premtuese të futbollit botëror.







