LAMM: Nuk ka ndalesa në pikat kufitare
LAMM: Nuk ka ndalesa në pikat kufitare
Lidhja Auto Moto e Maqedonisë njofton se qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerje, dhe në rrugë kryesisht të thata.
Sipas Lidhjes Auto-Moto të Maqedonisë (LAMM) intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatje të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.