Lamtumirë, Lenin: Muzeu finlandez merr identitet të ri mes përkeqësimit të marrëdhënieve me Rusinë
Lamtumirë, Lenin: Muzeu finlandez merr identitet të ri mes përkeqësimit të marrëdhënieve me Rusinë

Ish-muzeu i Leninit në Tampere, i cili u hap në vitin 1946 si një simbol i miqësisë finlandeze-ruse, ka marrë një emër të ri dhe ekspozita në kontekstin e luftës në Ukrainë.
Një muze finlandez kushtuar liderit sovjetik rus Vladimir Lenin është rihapur me një emër dhe koncept të ri, në përgjigje të ndryshimeve të shpejta në marrëdhëniet midis dy vendeve fqinje pas pushtimit rus të Ukrainës.
Ish-muzeu në Tampere, i cili u mbyll në nëntor, rihapi dyert e tij këtë muaj me emrin “Noti”, që i referohet fjalës finlandeze për notë diplomatike.
View this post on Instagram
Kur u hap për herë të parë në 1946, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ishte një simbol i miqësisë së pasluftës. Vendndodhja u zgjodh sepse ishte në Tampere që Lenini dhe Stalini u takuan për herë të parë si udhëheqës të rinj komunistë. Gjatë Luftës së Ftohtë, muzeu u bë një vend për takime diplomatike dhe në vitin 2016 u modernizua për t’u fokusuar në historinë sovjetike dhe jo në jetën e Leninit.
Por nisur nga ngjarjet e fundit dhe marrëdhëniet e ngrira sërish mes dy vendeve, drejtuesit e muzeut vendosën se duhej një ndryshim drastik dhe vendosën të krijojnë një institucion krejtësisht të ri. Pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, Finlanda u bë shpejt një anëtare e NATO-s dhe kufiri i përbashkët prej 1330 kilometrash u mbyll pasi Helsinki akuzoi Moskën për një “operacion hibrid” me refugjatët – një akuzë që Kremlini e mohon.
– Në tre vitet e fundit është bërë e qartë se muzeu nuk është më ai që i nevojitet njerëzve. Njerëzit nuk e kuptuan rolin e tij dhe emri u bë barrë. “Prandaj vendosëm të mbyllim muzeun dhe të ndërtojmë një krejtësisht të ri, me një emër të ri – “Noti”, tha Kalle Kallio, drejtoreshë e muzeut.
View this post on Instagram
Temat e reja në muze përfshijnë: kolapsi i Perandorisë Ruse në 1917 dhe pavarësia e Finlandës, luftërat civile në të dy anët e kufirit, fati i finlandezëve sovjetikë gjatë terrorit të Stalinit, Lufta e Dimrit, aleanca e Finlandës me Hitlerin, Lufta e Ftohtë, shërbimet sekrete, tregtia dypalëshe, lidhjet kulturore dhe turizmi20, si dhe hyrjen në Finlandë që nga viti 195.
Ekspozita që dëshmojnë historinë
Ndër ekspozitat, të cilat përfshijnë imazhe, tekste, video dhe artefakte historike që tregojnë evolucionin e marrëdhënieve midis dy vendeve, është një biçikletë që është përdorur nga një refugjat për të kaluar kufirin në vitin 2023.
Drejtori i muzeut thekson se qëllimi i muzeut është të tregojë anën finlandeze dhe ruse të historisë, por ai nuk bashkëpunon me shtetin rus apo muzeumet ruse.
Pavarësisht se çfarë do të sjellë e ardhmja për marrëdhëniet midis Finlandës dhe Rusisë, Kallio është i bindur se muzeu, me emrin dhe konceptin e tij të ri, do të ketë gjithmonë rëndësi.
– Nëse shikojmë historinë finlandeze dhe momentet kyçe të saj në 150 vitet e fundit, është e pamundur t’i kuptojmë ato pa e kuptuar edhe historinë ruse. Historitë tona janë të lidhura pazgjidhshmërisht – thotë ai, duke shtuar se marrëdhëniet mes Finlandës dhe Rusisë do të ekzistojnë gjithmonë, pavarësisht se çfarë janë ato.