Laporta: E ka halë në sy Barcelonën, nuk ia jap kurrë këtë kënaqësi

Joan Laporta bëri disa vëzhgime në lidhje me situatën që po kalon Barcelona, që kur shpërtheu çështja “Negreira”. Presidenti blaugrana këmbënguli në “konsultimet teknike”, siç përmendet në raportet për të cilat ai pagoi Enrikez Negreira, gjë që mbështetet nga “faturat dhe videot”. Këtë justifikim ka, të paktën në lidhje me periudhën në të cilën ai ishte në krye të klubit për herë të parë.

Përveç kësaj, ai sulmoi Havier Tebas, president i La Liga-s. Laporta tha se kreu i futbollit spanjoll nuk po e fsheh dot “fobinë” e tij karshi Barcelonës, sepse e ka halë në sy atë, e ka treguar qysh herët.

 

Hetimet

 

“Po kryhen nga një avokat i jashtëm. Gjithmonë në koordinim me institucionet, që po bëjnë një analizë përmbledhëse të fakteve. Në këtë mënyrë hetimi do të jetë rigoroz”.

“Në kohën më të shkurtër të mundshme do të mbajmë një konferencë shtypi për të shpjeguar informacionin që kemi në klub. Hetimi i brendshëm po bëhet. Nuk do të ndodhë vonë, unë jam i vendosur të jap shpjegime”.

 

Havier Tebas

 

“Disa na kishin paralajmëruar tashmë se Tebas po promovonte një fushatë reputacionale kundër Barçës dhe kundër meje. Ai tashmë e ka hequr maskën e tij. Tebas vazhdon me obsesionin e tij karshi Barçës, me fobinë ndaj klubit tonë.

Mbaj mend që është një personi i cili në karrierën e tij tashmë e ka demonstruar armiqësinë e tij ndaj Barçës. Më 2005, si nënkryetar i Alavesit, ai tashmë bëri një ankesë, sepse nuk donte që Mesi të luante te Barça. Ai nuk e mbështet që ne jemi në Superligë, se mund ta bëjmë realitet atë. Tebas ushqen dëshirën për të më ndaluar mua së qeni president i Barcelonës. Kjo vendoset nga partnerët, jo ai”.

 

Njoftim për akuzuesit

 

“Ai që përpiqet të ndotë historinë dhe imazhin e Barcelonës do të marrë një përgjigje të hapur. Ajo që kemi arritur na ka kushtuar shumë”./Telesport

LEXO EDHE:

Back to top button